Çfarë është ky aplikacion?

Ky aplikacion është një platformë online që ju lejon të gjeni dhe të rezervoni takime me këshillues të kualifikuar, online ose fizikisht.

Si funksionon ky aplikacion?

Ju mund të shfletoni profilin e këshilluesëve, të lexoni ceshtjet që ata trajtojnë, specializimin e tyre, dhe të rezervoni një takim në kohën që ju përshtatet.

Çfarë lloj shërbimesh ofron ky aplikacion?

Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh psikologjike, duke përfshirë terapi individuale, çiftësh, familjare, dhe për fëmijë.

A është ky aplikacion i sigurt?

Po, siguria e të dhënave tuaja është prioriteti ynë. Ne përdorim teknologji të avancuar për të mbrojtur informacionin tuaj personal.

Cilat janë avantazhet e përdorimit të këtij aplikacioni?

Ky aplikacion ju ofron akses të lehtë në këshillues të kualifikuar në të Kosovën, mundësinë për të zgjedhur kohën dhe vendin e takimit, dhe sigurinë e të dhënave tuaja.

Sa kushton përdorimi i këtij aplikacioni?

Çmimet për konsultime ndryshojnë sipas këshilluesit dhe llojit të shërbimit. Ju mund të shikoni çmimet në profilin e çdo këshilluesi.

Si mund të kontaktoj me mbështetjen e klientit?

Ju mund të na kontaktoni përmes emailit në info@ktuperty.com.

Si mund të gjej një këshillues që më përshtatet?

Pasi të keni kerkuar këshilluesin në bazë të vendodhjes fizike apo online, ju mund të shikoni kualifikimet, cështjet dhe një përshkrim rreth këshilluesit. Pastaj ju bëni zgjedhjen!

Si mund të bëj një rezervim online?

Thjesht klikoni butonin "rezervo" në profilin e këshilluesit që ju përshtatet, zgjidhni kohën dhe vendin e takimit, dhe plotësoni formularin e rezervimit. Pastaj ne ju kontaktojm për cdo informat shtesë.

Si mund të ndryshoj ose të anuloj një rezervim?

Ju mund të na kontaktoni përmes emailit në info@ktuperty.com për cdo ndryshim rreth terminit.

A mund të bëj një rezervim për një takim?

Po, ju mund të rezervoni një takim fizik duke zgjedhur këshilluesin që ofron takime fizike në profilin e tij.

A mund të bëj një rezervim për një online?

Po, ju mund të rezervoni një takim online duke zgjedhur këshilluesin që ofron takime online në profilin e tij.

Si mund të komunikoj me psikologun gjatë konsultimit online?

Ju mund të komunikoni me psikologun përmes video-telefonatës, telefonatës, ose mesazheve të shkruara, sipas preferencës tuaj.

A mund të përdor kamerën e telefonit për konsultime online?

Po, ju mund të përdorni kamerën e telefonit tuaj për konsultime online.

A mund të bëj një konsultim anonim online?

Ne respektojmë privatësin tuaj, pas rezervimit keni një opsion nese dëshironi të mbeteni anonim gjatë konsultimit online. Ne do të mbrojmë privatësin tuaj ndaj këshilluesit.

Sa kohë zgjat një konsultim?

Kohëzgjatja e konsultimit ndryshon sipas këshilluesit dhe llojit të shërbimit.

Çfarë ndodh nëse kam nevojë për ndihmë të menjëhershme?

Nëse keni nevojë për ndihmë të menjëhershme, ju lutemi kontaktoni shërbimet e urgjencës lokale.

A janë të kualifikuar psikologët që punojnë me këtë aplikacion?

Po, të gjithë psikologët në platformën tonë janë të licencuar dhe të kualifikuar për të ofruar shërbime psikologjike. Praktikantët kanë rekomandim nga këshilluesit për të mbajtur seanca online.