Termet dhe Kushtet
1. Hyrje
Mirësevini në Ktuperty. Këto kushte dhe terme rregullojnë përdorimin e shërbimeve tona për rezervimin e takimeve me psikologët, këshilluesit, mentorët etj. Duke përdorur platformën tonë, ju pranoni këto kushte.
2. Shërbimet që ofrojmë
Përdorimi i platformës është i lejuar për persona mbi 16 vjeç.
Për pacientët nën 18 vjeç, disa psikologë mund të kërkojnë pëlqimin e prindit ose kujdestarit ligjor para se të ofrojnë shërbime.
Është përgjegjësi e pacientit ose prindit/kujdestarit që të sigurojnë pëlqimin sipas ligjeve lokale.
Ju duhet të siguroheni që informacioni që ofroni është i saktë dhe i përditësuar.
Platforma jonë shërben vetëm si ndërmjetësues për rezervimin e takimeve midis pacientëve dhe psikologëve.
Nuk ofrojmë trajtim psikologjik dhe nuk mbajmë përgjegjësi për shërbimet e ofruara nga psikologët.
Çdo trajtim ose këshillim bëhet drejtpërdrejt midis psikologut dhe pacientit.
3. Përdorimi i Platformës
Përdoruesit duhet të sigurojnë informacion të saktë dhe të plotë gjatë rezervimit.
Ne nuk garantojmë disponueshmërinë e psikologëve ose suksesin e trajtimit.
Çdo psikolog në platformë është përgjegjës për ofrimin e shërbimeve profesionale sipas licencave dhe rregulloreve lokale.
4. Pagesat dhe Anulimet
4.1. Metodat e Pagesës
Platforma jonë ofron mundësinë e pagesës përmes:
Pagesë online (me kartë krediti/debiti ose metoda të tjera të pranuara).
Pagesë me para në dorë (cash) gjatë vizitës me psikologun.
Nëse paguani me cash, pagesa bëhet drejtpërdrejt te psikologu sipas marrëveshjes me të.
Platforma nuk është përgjegjëse për mosmarrëveshjet financiare mes pacientit dhe psikologut.
4.2. Politika e Anulimeve dhe Rimbursimeve
Anulimet duhet të bëhen në përputhje me politikat e psikologut.
Nëse një seancë anulohet nga psikologu, pacienti ka të drejtë të kërkojë një rimbursim ose të ri-bookojë një takim tjetër.
Për pagesat online, rimbursimet trajtohen sipas politikës së ofruesit të pagesave dhe mund të zgjasin disa ditë pune.
Për çdo mosmarrëveshje mbi pagesat, kontaktoni info@ktuperty.com.
5. Privatësia dhe Siguria
Platforma duhet të përdoret vetëm për qëllime ligjore dhe në përputhje me këto terme.
Ju nuk duhet të përdorni platformën për të dërguar materiale të paligjshme, abuzive ose ofenduese.
Ne mbrojmë të dhënat tuaja personale sipas politikës sonë të privatësisë.
Të dhënat e rezervimeve ruhen dhe trajtohen në përputhje me ligjet e mbrojtjes së të dhënave.
6. Përgjegjësia dhe Kufizimi i Detyrimeve
Platforma nuk mban përgjegjësi për cilësinë e shërbimeve të psikologëve.
Nuk mbajmë përgjegjësi për ndonjë dëmtim, humbje ose pasojë nga përdorimi i shërbimeve tona.
Platforma nuk është një shërbim emergjence dhe nuk duhet të përdoret për raste urgjente. Në raste të tilla, duhet të kontaktoni shërbimet e emergjencës në vendin tuaj.
7. Ndryshime në Kushtet e Përdorimit
Ne kemi të drejtën të ndryshojmë këto terma në çdo kohë.
Ndryshimet do të hyjnë në fuqi menjëherë pas publikimit në platformën tonë.
Ju jeni të detyruar të rishikoni rregullisht këto terma për të qëndruar të informuar mbi çdo ndryshim.
Përdorimi i vazhdueshëm i shërbimeve tona konsiderohet si pranim i kushteve të përditësuara.
8. E Drejta e Pronësisë
E gjithë përmbajtja në platformë, duke përfshirë tekstet, grafikat, logot dhe softuerët, është pronë e platformës ose e licencuesve të saj.
Ju nuk keni të drejtë të kopjoni, shpërndani, modifikoni ose krijoni vepra derivative nga përmbajtja e platformës pa leje të shprehur me shkrim, veprimi i këtij akti pason në masa ligjore.
9. E Drejta për të Refuzuar Shërbimin
Platforma rezervon të drejtën të refuzojë shërbimin për cilindo përdorues, për çfarëdo arsye dhe në çdo kohë.
10. Gjuhët
Nëse këto terma janë përkthyer në ndonjë gjuhë tjetër dhe ekziston ndonjë mospërputhje midis versionit në gjuhën shqipe dhe atij të përkthyer, versioni në gjuhën shqipe do të ketë përparësi.
11. Kontakt
Për çdo pyetje ose ankesë, mund të na kontaktoni në: info@ktuperty.com.
Ktuperty
Ktuperty është një platformë e shëndetit mendor që ofron shërbime dhe informata rreth këshilluesve në vendin tuaj.
Na kontakto
info@ktuperty.com